Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën dytësore Elbasan-Metalurgji, ku si pasojë ka humbur jetën një 28-vjeçar.
Ai ishte kalimtar i rastit kur fatkeqësisht është përplasur nga një mjet.
Aksidenti është ndikuar edhe nga errësira e rrugës.
28-vjeçari mori plagë të rënda dhe u dërgua në spitalin e traumës në Tiranë, por nuk mundi të mbijetojë.
Policia ndaloi drejtuesin e mjetit, 22-vjeçarin me iniciale A. RR. banues në Katund të Ri Elbasan. /TCH/