Site icon Telegrafi

Makina përplas për vdekje 20-vjeçarin në Durrës

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Shënavlash – Sektor Rinia në Durrës, ku ka humbur jetën një djalë i ri.

Policia e Durrësit thotë se viktima është 20-vjeçari me iniciale D.N. Ky i fundit u përplas nga një automjet, dhe fatkeqësisht ndërroi jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit, L.B. 33 vjeç, u shoqërua nga policia për t’u pyetur lidhur me rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina, automjeti me drejtues shtetasin L. B., 33 vjeç, ka goditur këmbësorin, shtetasin D. N., 20 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L. B, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./TV Klan

Exit mobile version