Një aksident ka ndodhur këtë të premte në afërsi të Muzeut Kombëtar në Tiranë. Bëhet me dije se i lënduar ka mbetur një 70-vjeçar, i cili është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, ndërkohë që po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Më datë 29.12.2023, në afërsi të Muzeut, shtetasi Ç. N., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin P. B., 70 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidenti”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/