Site icon Telegrafi

Makina përfundon në shtyllë elektrike, lëndohen dy persona në Shkup (Foto)

Dy persona kanë marrë lëndime të rënda nga një aksident që ka ndodhur në hyrje të fshatit Novo Sello në Gjorçe Petrov.

Sipas Fokus, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 kur një makinë “Yugo” është përplasur për shtyllën elektrike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dy personat të cilët kanë qenë në makinë kanë humbur vetëdijen, ndërsa me makinën e Ndihmës së Shpejtë janë dërguar në spital.

Akoma nuk ka informacione për gjendjen e tyre shëndetësore, ndërsa pritet të konfirmohen edhe shkaqet e aksidentit./Telegrafi/

Exit mobile version