Telegrafi

Makina përfshihet papritmas nga flakët, të pranishmit shpëtojnë pa lëndime (Video)

Shoferi dhe të pranishmitqë po lëviznin nëpër një rrugë të Londrës, kanë dalë me shpejtësi nga vetura që u përfshi papritmas nga zjarri.

Ndonëse shpëtuan pa lëndime, Ford Ka është dëmtuar në masë të madhe nga flakët, Kjo makinë tash është e papërdorshme, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund të shihni momentin dramatik, kur zjarrit i bie intensiteti dhe del tym i rëndë, teksa vetura lëviz nëpër rrugë.

Pos shqetësimit dhe erës së rëndë, nuk është shkaktuar ndonjë problem tjetër nga kjo ngjarje që ndodhi në mes të ditës. /Telegrafi/