Raye Watts nga Cornish i Anglisë, e ka modifikuar një makinë për persona me nevoja të veçanta, që të lëvizë tetë herë më shpejtë se zakonisht.
Motorin origjinal ia ka zëvendësuar me një 100cc, që i përket motoçikletës së prodhuar në Kinë, transmeton Telegrafi.
Në këtë formë, prej shpejtësisë prej vetëm 12 km/h, tani ia del të shpejtojë deri në 100 kilometra në orë.
Madje, ai e ka nxjerrë në rrugë të hapur këtë makinë, derisa një mik i tij filmonte atë dhe orën që shfaqë shpejtësinë e lëvizjes së veturës.
Videoja e postuar më poshtë, tregon krahasimin mes makinës dhe shpejtësisë që është arritur. /Telegrafi/
https://youtu.be/VgVvdhL6qu0