Site icon Telegrafi

Makina në stilin Nintendo

Ideja i lindi para dhjetë vitesh kur filloi të vizatojë se si mund të dukej makina e tij. Shpejtë filloi ta rregullojë makinën e tij Chevy Caprise. Të gjitha zbukurimet dhe pikturat në makinë janë dizajn i Sherodit.

Pamjen e jashtme të makinës e zbukurojnë kontrollorët e Nintendos. Mbulesat e ulëseve janë në ngjyrat e Nintendos dhe janë të zbukuruara me personazhin e Super Marios dhe Luigit.

Në ulëset e pasme janë shkruar fjalët “Game Over”, ndërsa pjesët e brendshme të dyerve janë të zbukuruara me personazhet e lojës së popullarizuar kompjuterike. /Telegrafi/

Exit mobile version