Telegrafi

Makina ndahet në dysh, pamje të frikshme nga aksidenti ku mbeti i vdekur një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në Rubik ku një autobus u përplas me një makinë “Alfa Romeo”, ku humbi jetën drejtuesi i veturës.

Makina është ndarë në dyshë.

Në qytet Rubik, Mirditë, janë përplasur automjeti i një agjencie turistike me drejtues K.M.,me automjetin tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin L. C.

Lexo po ashtu Autobusi përplaset me veturën në Rrugën e Kombit, një i vdekur dhe 8 të plagosur

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Alfa Romeo” shtetasi L. C. si dhe kanë marrë dëmtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K. M.,të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shikojeni videon e plotë. /TCH/