Një makinë ka marrë flakë mesditën e sotme në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, si pasojë e një shkëndije elektrike.
Sipas raportimit të policisë, ka vetëm dëme materiale.
“Më datë 10:01.2021, rreth orës 12:20, në bulevardin ‘Gjergj Fishta’ në Tiranë’ si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues R. S., 25-vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme drejtuesi i mjetit.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia. /Telegrafi/