Indianët e praruan makinën Goldplus Nano, tip i familjes së makinave Tata Motors, me 80 kilogramë ari 22 karatësh, 15 kilogramë argjend dhe 10.000 gurë të çmuar.
Tata Nano përndryshe njihet si makina më e lirë në botë – çmimi i kësaj makine nuk e tejkalon shumën 3.000 dollarë, ndërsa çmimi i Goldplus Nana është vlerësuar në shumën marramendëse prej 4.48 milionë dollarë. /Telegrafi/