Rolls-Royce ka lançuar një model të ri – një makinë modeli të SUV-it të saj Cullinan.
Marka britanike e makinave luksoze ofron automjetin në një shkallë 1:8 për shitje.
Objekti i punuar me dorë përbëhet nga 1.000 pjesë individuale, transmeton Telegrafi.
Modeli është shumë i detajuar. Dyert mund të hapen, ashtu si bagazhi dhe gjithashtu ka motor 6.7 litra. Të gjitha dritat funksionojnë dhe mund të kontrollohen me telekomandë – ashtu si drita e targës.
Ngjyra e aplikuar është e njëjtë me atë që përdor kjo kompani në veturat e mëdha.
450 orë punë
U deshën 450 orë për të ndërtuar një model të vetëm, rreth gjysmën e kohës që duhet për SUV-in e madh dhe origjinal.
Nëse doni të zotëroni një Mini Rolls Royce, duhet të gërmoni thellë në xhep.
Një kopje e tillë kushton pak më pak se 16,000 euro – por vetëm nëse vendosni për versionin e prodhimit në ngjyrat standarde. Për kërkesa të veçanta, ai pritet të kushtojë deri në 25,000 euro. /Telegrafi/