Ashtu si çdo fundjavë edhe natën mes të shtunës dhe të dielës Policia Rrugore ka vijuar kontrollet me synim parandalimin e aksidenteve.
Më konkretisht gjatë natës Policia Rrugore e Tiranës, është ndalur në rrugën interurbane Tiranë-Durrës.
Aty është ndaluar një i ri nga Fieri, duke udhëtuar me shpejtësi skëterrë.
Me 162 km/h, çfarë ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës on Vidnews.
“21-vjeçari nga Fieri duke drejtuar automjetin me 162 km/h. Zbato rregullat udhëto i sigurtë”, thotë policia.
Po ashtu, vendos simbolet duke thënë se me këtë shpejtësi mund të përfundonte në spital. /Noa/ Telegrafi/