Telegrafi

Makina i kalon sipër, fëmija shpëton i paprekur (Video)

Një incident i pabeshueshëm ka ndodhur në Kinë, kur në autostradën e provincës Zao Tong, një fëmijë ka rënë nga dera e pasme e furgonit ku udhëtonte me familjen e tij.

Në videon e regjistruar nga telekamerat e sigurisë, fëmija shihet se si rrëshqet në tokë dhe më pas makina që ishte pas i kalon sipër tërësisht, transmeton TV Klan.

Fatmirësisht fëmija ka dalë i padëmtuar nga aksidenti, më përjashtim të ndonjë gërvishtje të vogël.