Prodhuesi japonez Toyota është duke punuar për një kohë të gjatë në një makinë fluturuese, që në të ardhmen e afërt do t’i transportojë udhëtarët nëpër ajër. Madje, është besuar se kjo mund të ketë sukses, për çka janë ftuar gazetarët që të shohin nisjen e saj të parë, transmeton Telegrafi.
Por, duket se diçka nuk ka shkuar si duhet dhe fluturakja ka dështuar që në fillim.
Nuk bëhen të ditura detajet se çfarë e ndaloi nisjen, por pritet që së shpejti të ketë një prove të re.
Me këtë makinë Toyota ka deklaruar se do ta ndezë flakadanin e Lojërave Olimpike 2020 që do të zhvillohen në Tokio të Japonisë. /Telegrafi/