Fillimi i lansimit të makinave elektrike nga Ford, duke se është shumë premtues
Evolucioni i makinave Ford ka filluar, ndërsa në fillim të saj do të lansohet një SUV i elektrizuar, që është inspiruar në Mustang, transmeton Telegrafi.
Data e saktë e lansimit nuk është bërë e ditur, ndërsa dihet se do të ndodhë gjatë vitit 2020. Mungon edhe emri, pasi ende nuk dihet se si është emëruar.
Lajmi fundit mbi këtë makinë, është shumë i rëndësishëm, ndërsa lë për të kuptuar se do të jetë mjaft i kompletuar.
Zyrtarë të kompanisë Ford, kanë njoftuar se do të ketë autonomi prej 600 kilometrave, si dhe sistemin WLTP që i mundëson mbushjen sa më të shpejtë të baterive. Kjo lë të kuptohet se është më i fortë se Tesla Model Y, që ofron pesë kilometra autonomi më pak.
Deri më tani, Fird i ka lansuar makinat tërësisht elektrike Explorer dhe Escape, që janë shumë të fuqishme dhe të pëlqyeshme në treg. /Telegrafi/