Site icon Telegrafi

Makina elektrike kineze tejkalon Model X, Bentayga dhe 488 (Video)

Prodhuesi kinez, Faraday Future, ka bërë të ditur se për një kohë të shkurtër do të lansojë një makinë elektrike, por pa dhënë detaje shtesë.

Së fundmi, kompania e ka publikuar një video të shkurtër, që tregon një pjesë të modelit të ri, i cili garon i kamufluar krahas një EV shumë të shpejtë, transmeton Telegrafi.

Në filmim nuk shihet se kush fiton, por sipas përshkrimit, bëhet e ditur se makina kineze i tejkalon modelet nga Tesla, Bentley dhe Ferrari.

Në anën tjetër, nuk dihet se kur publikohet pjesa tjetër videos që e tregon garën në tërësi, apo më shumë statistika për këtë veturë.

Mirëpo, derisa Model X dhe 488 janë makina elektrike, nuk dihet çfarë kërkon Bentayga në këtë mes, sepse është një hibrid që lëviz me gaz dhe naftë. /Telegrafi/

Exit mobile version