Pas mbërritjes në vend ditën e enjte, Papa u largua nga aeroporti me një makinë kompakte të zezë, tip “Kia Soul”, të cilën shumë koreano-jugorë do ta konsideronin shumë modeste për një figurë kaq të fuqishme në rang botëror.
Në një dalje të drejtpërdrejtë në televizion, Papa u zgjat nga ulësja e pasme e makinës, hapi xhamin dhe përshëndeti me dorë.
E shoqëruar nga disa makina më të mëdha të zeza, makina kompakte e Papës hyri në qytetin e Seulit.
Sjellja e përulur e Papës ka gjetur një mbështetje të gjerë në Korenë e Jugut, një vend shumë konkurrues kur bëhet fjalë për statusin dhe pasurinë.
Një koreano-jugor bëri një postim në Twitter “Papa erdhi me një ‘Soul’, pasi është plot shpirt”. /shekulli/