Site icon Telegrafi

Makina më e vogël e gjeneratës së ardhshme të Tesla-s do të operojë kryesisht me sistem autonom, thotë Musk

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk tha të martën se makina e vogël e gjeneratës së ardhshme në të cilën po punon kompania do të funksionojë kryesisht në modalitetin autonom, ngjashëm me një premtim që ai bëri në vitin 2020.

Të martën ai tha se ekzistonte një rrugë e qartë për të ofruar një makinë që kushton sa gjysma e kostos së ndërtimit të modelit 3 të Tesla-s, por ai nuk ofroi detaje rreth kohës apo modeleve, transmeton Telegrafi.

Në ngjarjen e vitit 2020, Musk tha se ishte “i sigurt” se Tesla Inc do të bënte një makinë elektrike të vogël, prej 25,000 dollarësh, e cila do të bëhej plotësisht autonome, brenda rreth tre vjetëve.

Ditë më parë Tesla ka ulur çmimet për makinat e saj elektrike, derisa përpiqet të rrisë shitjet dhe të konkurrojë me firmat rivale. /Telegrafi/

Exit mobile version