Volkswagen Tiguan i ri është parë duke u testuar me ndryshime të lehta, ndërsa kishte shumë ngjashmëri me modelin Golf
Gjenerata e tanishme e Tiguan, është në shitje që nga viti 2016 dhe po vazhdon të jetë makina më e shitur SUV nga Volkswagen, transmeton Telegrafi.
Derisa i është shtuar sistemi i sigurisë, në versionin e këtij viti nuk ka ndryshime tjera, por para se të arrijë një model tërësisht i ri, do të pësojë ndryshime të lehta versioni i tanishëm.
Më herët, ishin shpërndarë disa fotografi, që e tregonin këtë veturë, derisa po fotografojë si pjesë e një fotosesioni, por rezolucioni i dobët nuk lejonte të shihej mirë se si dukej.
Reporterët që merren me veturat e reja, kanë arritur ta shohin tani këtë veturë, derisa po testohej, pa asnjë shtresë kamuflazhi.
Në imazhet e siguruara, Tiguan i ri shihet nga afër dhe vërehen ndryshimet që ka pësuar. Dritat e reja LED dhe në përgjithësi pjesa e përparme, e bëjë që të ngjajë shumë me Golfin e ri.
Geneva Motor Show që fillon brenda një kohe të shkurtër, mund të jetë aktiviteti ku do të prezantohet Volkswagen Tiguan, që tani është parë i pa kamufluar dhe i gatshëm për prodhim. /Telegrafi/