Site icon Telegrafi

Makina e parë elektrike nga Lincoln do të jetë e frymëzuar nga Mustang (Foto)

Vetëm se do të ketë stilin unik të modeleve Lincoln

Brendi luksoz Lincoln, ka marrë shumë vëmendje së fundmi, pasi prezantoi modelin e fuqishëm Aviator, transmeton Telegrafi. Versioni hibrid i këtij modeli, e ka motorin 3.0 litra që prodhon 450 kuaj fuqi.

Kjo është vetëm një element, e asaj se çfarë mund të presim prej makinës tërësisht elektrike, që kjo kompani do ta prezantojë së shpejti.

Kumar Galhotra që është kryesues i çështjeve biznesi në kompani, ka thënë se EV i parë, do të jetë i frymëzuar prej Ford Mustang. Ky SUV tërësisht elektrik, sipas të gjitha gjasave do të quhet March 1.

Megjithëse ndanë të njëjtën platformë me Mustang, madje mund të ketë edhe fuqitë e përafërta, pamja do të dallojë shumë.

Që tani dizajnerët e Lincoln, kanë nisur punën që të jetë sa më unik, ndërsa treguan një siluetë, se si mund të duket një pjesë e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version