Buqeta dhe makina e nuses janë ndër detajet më të rëndësishme, duke zgjedhur me kujdes llojin dhe ngjyrat e luleve. Të dyja janë elemente që plotësojnë njëra-tjetrën dhe nuk mund të nënvlerësojmë dhe lëmë asnjërën prej tyre, transmeton Telegrafi.
Tendencat më të fundit për zbukurimin e makinave dhe më interesantet mbeten punimet klasike.
Padyshim që kanë ndryshuar, ashtu si kanë ndryshuar të gjitha detajet e një dasme. Për shembull sot jemi shumë larg dekorit të makinës me fjongo apo elementë të tjerë. Sot makinave të nuses nuk duhet t’i mungojë kurrsesi lulja natyrale. Është një element që ka filluar të përdoret vitet e fundit dhe ka gjetur goxha hapësirë. /Telegrafi/