Një 28-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Fier-Lushnje.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Kolonjë.
Policia njoftoi se shtetasi Z. H., 31 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip Land Rover ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M. R., 28 vjeç, banues në Berat dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /BW/