Site icon Telegrafi

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, aksident me vdekje në Elbasan

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Elbasan.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Qafë Mollë, në fshatin Samurr të Njësisë Administrative Labinot Fushë, ku makina ‘Benz’ me targa AA 309 NU ka dalë nga rruga dhe ra nga një lartësi e madhe duke u përmbysur.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Besnik Samurri rreth 38 vjeç, ndërkohë që pasagjerët Misir Maloku, gruaja e tij Blerta Maloku dhe djali i tyre, Fatjon Maloku janë jashtë rrezikut për jetën, raporton A2 CNN.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta. Forcat e policisë kanë shkuar në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. /Telegrafi/

Exit mobile version