Telegrafi

Makina me çati të prishur endet në rrugët e Barcelonës sikurse s’ka ndodhur asgjë me të

Një makinë VW Golf R u pa në një rrugë të Barcelonës me çatinë e saj të prishur.

Ndonëse nuk dihet se çfarë ka ndodhur me kapakun e automjetit, anët e poshtme të makinës duken të paprekura. Çfarëdo që shkoi keq, makina duket se është në gjendje të mirë mekanike, transmeton Telegrafi.

Megjithatë videoja nuk tregon pjesën se si duket makina në pjesën e përparme dhe dëmet që mund t’i ketë pësuar.

Pamjet në rrugët e këtij qyteti spanjoll u xhiruan nga një pasagjer mbrapa. /Telegrafi/