Telegrafi

Makina bizare nëpërmjet të cilës mund të kapen qentë e gjallë si trofe (Video)

Qentë e gjallë janë vënë në një makinë, që të shfrytëzohen nga lojëtarët që të merren si trofe, nëse arrijnë t’i kapin.

Kjo skenë bizare që është parë në një rrugë të Kinës, i ka shqetësuar mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, që kërkuan nga autoritetet të nisin menjëherë hetimet, transmeton Telegrafi.

Në pamjet e shpërndara, shihen brenda xhamave dhjetë qen të vegjël nëpër shporta, teksa përjashta është njëri që mban një qen në krah.

Deri më tani, nuk ndonjë raport, nëse është ndaluar ky aktivitet, që nuk zakonsiht zhvillohet me lodra dhe jo me kafshë të gjalla. /Telegrafi/