Telegrafi

Makina bie në kanalin me ujë, humb jetën 32-vjeçarja në Laç

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mëngjesin e së mërkurës në Laç.

Policia tha se ngjarja ndodhi më aksin rrugor mbikalimi i Patokut-Laç, ku shtetasja M. M. 32 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë.

Drejtuesja e automjetit është transportuar për në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, por rrugës ka humbur jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/