Telegrafi

Makijazhi nga revytë e modës

Shumica e disenjatorëve i kanë nxjerrë modelet e tyre në pista pa makijazh që shihet, sytë dhe buzët kanë qenë tërësisht të palyera (Stella McCartney, Alexander McQueen, Alexander Wang…), ndërsa disa prej tyre i kanë zbukuruar modelet e tyre me makijazh pothuajse të padukshëm, me maskara, hije dhe shndritje me ngjyrë të lëkurës ose nuanca të tokës.

Përveç dukjes natyrore, rekomandimi tjetër i madh për këtë sezon janë buzëkuqet e ndritshëm- para së gjithash të kuq dhe rozë, si dhe qepallat e shënuara. /Telegrafi/