Adea Shabani
grimere profesioniste
tel. +49 162 9011098
adeashabanimua@hotmail.com
Vitin e Ri, gjithmonë duhet ta përjetojmë si ndonjë fillim të ri, andaj kurrë nuk hezitojmë t’i provojmë gjërat e reja. Është me rëndësi që grimi, këtë natë, të përshtatet me veshjen tuaj. Thjeshtësia e kombinuar me ngjyrat e duhura janë alternativa më e mirë për t’u dukur në çdo çast joshëse.
Për një veshje shumëngjyrëshe, grimi më i përshtatshëm është “Smokey Eyes”. Përzgjidhni nuancat e hirta ose të zeza, një ‘eyeliner’ i zi dhe, gjithashtu, nuk duhet harruar një maskara ngjyrë të zezë.
Për një dukje elegante dhe të pastër me një fustan të zi, përshtatet një vijë e plotë dhe e dukshme në kapak të syrit me një ‘eyeliner’ ngjyrë të zezë. Pastaj, vendosni një buzëkuq të ndezët.
Nëse vendosni të vishni një fustan ekstravagant, i cili nëse është me ngjyrë të vëmendshme ose një prerje speciale, rekomandohet të bëni një grim sa më hijshëm me një ngjyrë natyrale në kapakun e syve dhe një buzëkuq me nuancë nude. Pikërisht për këtë rast, është me rëndësi që fustani të jetë në qendër të vëmendjes dhe grimi të jetë sa më i lehtë, sa për t’ua dhënë një pamje të sofistikuar.
Cover Photo: Nora Fejza
Photo: Besim Mydyti