Biondet natyrore duhet t’u kushtojnë kujdes nuancave të flokëve dhe ngjyrës së syve, dhe sipas tyre të zgjedhin makijazhin, ndërsa biondet artificiale më shumë kujdes duhet t’i kushtojnë tonit të lëkurës.
Nuanca e skuqjes
Nëse keni flokë bionde të shprehura, më i përshtatshëm është skuqësi me tone korale dhe të kuqe. Për biondet me flokë pakëz më të errëta rekomandohet skuqës rozë, ndërsa ato bionde me ngjyrë të hirit duhet të përdorin skuqës ngjyrë kafe.
Makijazhi i syve
Vajzat bionde në shumicën e rasteve kanë vetulla dhe qerpikë të çelët, prandaj është më mirë që sytë të shprehen me vizatues për sy me ngjyrë hiri ose kafe, si dhe me maskarë të kaftë, e cila është më e lehtë se e zeza. Te zgjedhja e hijes, atë duhet ta përshtatni në bazë të ngjyrës së syve. Për ato me sy të kaltër është e përshtatshme hija e kaltër në të hirit, ndërsa tek ato me sy të kaftë rri më mirë kombinimi i nuancave të hirit dhe kafe.
Buzë të shprehura
Për dukjen ditore të biondeve, buzët është më së miri të shprehen me buzëkuq dhe shkëlqyes të bezhit dhe nuancave të arta, ndërsa varianti i mbrëmjes kërkon ngjyrë korale dhe roze të buzëve.
/Telegrafi/