Nga të gjitha stinët, vetëm vjeshta shfaq një përzierje të ngjyrave të ngrohta. Dhe tonet e reja për këtë stinë – e kuqja e theksuar, vjollca, e arta, e zeza – e ndriçojnë natyrën me nuancat dhe përzierjet që mbijnë nga toka.
Sinjale hiri
Një pamje ku dominon ngjyra gri nuk ka pse të jetë e frikshme. Qëllimi është sofistikimi që zbutet me prekjet e çelëta, që e lejon këtë pamje të përdoret si ditën dhe natën. Ndiçni tre hapat e mëposhtëm:
1. Apliko lehtë në pjesën e sipërme dhe të poshtme te syrit, sa më afër qerpikëve, një laps me ngjyrë të errët.
2. Zbuteni nuancën duke e fshirë pak me një sfungjer pastrues, me furçë apo me gishtin tuaj.
3. Duke përdorur një furçë të zakonshme syri, apliko një hije mesatarisht të errët mbi qepallë, dhe pak mbi bishtin e syrit (mendoni për perëndimin e diellit; ngjyra është më e errët në horizont, dhe duke u bërë më e çelët, ndërsa lëviz lart). Apliko të njëjtën ngjyrë edhe në pjesën e poshtme të syrit. Për t’i zbutur anët, përdor një krem me ngjyrë të errët. Në fund, apliko rimel në qerpikët e poshtëm. /Telegrafi/