Islam Makhachev fiton që në raundin e parë ndaj Aleksander Volkanovski në UFC 294 .
Ishte ky spektakli i vërtetë i mbrëmjes, apo “Main event”, ku Makhachev bëri që “Ettihad Arena” të shpërthejë në brohoritje.
Kjo sepse pas vetëm tre minutash plot emocione, një goditje në kokë me këmbën e majtë nga çeçeni, e shoqëruar me një breshëri grushtesh mbi australianin, detyroi gjyqtarin të ndërpriste ndeshjen.
Makhachev will probably surpass Khabib
He has similar elite grappling skills
And even better striking
Well rounded as hell
Can only applaud 👏 pic.twitter.com/pYrSdFdneu
— Mr Overprayed (@MrOverprayed) October 21, 2023
Kjo ia zyrtarizoi fitoren Makhachev, i cili vazhdon me seri shumë pozitive.
Me këtë fitore, 31-vjeçari arriti në ecurinë e tretë më të mirë në historinë e divizionit të peshave të lehta, më 13 fitore radhazi./Telegrafi/