Site icon Telegrafi

Makete të ndërtesave nga flokët e njerëzve

Më shumë se pesë muaj i janë dashur këtij frizeri që prej “të mbeturave” të flokëve të punojë kullën e Tian’anmen Gate, njërës prej ndërtesave më të njohura në Pekin.

Kulla e Huangut është bërë me 11 kilogramë flokë me gjatësi prej 86 centimetrash, gjerësi prej 32, derisa është e lartë rreth 60 centimetra.

"I përdorë vetëm flokët e femrave, sepse flokët e tyre janë më të buta dhe më të ndjeshme", ka thënë Xin për mediat lokale kineze, duke shtuar se paraprakisht i lan dhe i than flokët, më pas i ngjet për letër, dhe në këtë mënyrë u jep formën e cila i duhet për të bërë maketin e ndonjë ndërtese.

Pos maketeve të ndërtesave, nga flokët natyrale ai punon edhe lojëra për fëmijë, derisa ka bërë maketin edhe të stadiumit të njohur Bird Nest (Foleja e Zogut) në Pekin.

Exit mobile version