Site icon Telegrafi

Makenda lë Vushtrrinë për Prishtinën, debuton me gol

Madje, ai sot e zhvilloi ndeshjen e parë me klubin më të madh kosovar, i cili barazoi në miqësore me Gjilanin (2:2).

Prishtina ishte duke humbur, por Makenda në minutën e 84-të ka shënuar gol dhe e ka barazuar rezultatin. Në pjesën e parë të sezonit afrikani i ka zhvilluar tetë paraqitje me Vushtrrinë, për të cilën i ka realizuar dy gola, shkruan Zëri.

Zëri shkruan se përpos tij, nga Vushtrria në Prishtinë është transferuar edhe Liridon Ahmeti, kurse nga Fushë Kosova është transferuar Gentrit Dumanin, nga Flamurtari Adrian Muçiqi dhe është angazhuar i riu Leonard Vitija.
 

Exit mobile version