Ish-mesfushori francez i Chelseat, Claude Makelele ka mbështetur sulmuesin spanjoll, Alvaro Morata, duke besuar se ai do të ketë sukses në klubin londinez.
Sulmuesi spanjoll ka filluar shumë mirë aventurën e tij në Londër, duke shënuar gjashtë gola në shtatë paraqitjet e para në Ligën Premier.
Fillimin e tij te Blutë po e cilëson pozitiv edhe ish-mesfushori i klubit, Makelele, i cili luajti te skuadra londineze me legjendën e golave, Didier Drogba.
Makelele beson se Morata do të vazhdojë të zhvillohet në Stamford Bridge, pasi është lojtar i mirë, i cili ka shënuar gola edhe tek Real Madridi dhe Juventusi.
“Ai është një lojtar i mirë, lojtar i fortë, konkurrent dhe reprezentues. Ky është niveli më i lartë”, ka thënë fillimisht Makelele për Sky Sports.
“Ai ishte në ekipin më të mirë në botë, Real Madrid, dhe shënoi gola atje. Ai shkoi në Juventus, ai shënoi gola atje. Sigurisht ai do të shënojë gola edhe në Chelsea”.
“Është e vështirë në Ligë Premier, shumë e vështirë, mendoj se ai e kupton Ligën Premier”.
“Ai gjithashtu kupton se ku do të luajë, ju duhet t’i jepni më shumë topa. Mendoj se ai do të jetë i lumtur në Chelsea, sigurisht”, përfundoi ish-mesfushori francez. /Telegrafi/