Site icon Telegrafi

Makelele synon postin e trajnerit te Chelsea

Claude Makelele (Foto: Tony Marshall/Getty Images/Guliver)

Clude Makelele ka lënë të kuptohet se synon të bëhet trajneri i ish-klubit të tij, Chelseat.

Chelsea është afër të humb shërbimet e trajnerit Maurizio Sarri, i cili pritet të kalojë te Juventusi.

Frank Lampard është përmendur së zëvendësues i tij, ndërsa tani së fundmi po përmendet edhe emri i Makeleles.

Lexo po ashtu Derby County i ofron kontratë të re Lampardit, vështirësohet kalimi i Sarrit te Juventusi

Ish-mesfushori i Bluve sapo ka lënë postin e tij si trajner i ekipit nga kryeqyteti belg, Eupen, pas dy sezoneve në krye.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Makelele ka lënë të kuptohet se ka mundësi të ri-bashkohet me Chelsean si trajner përpara sezonit të ardhshëm.

Francezi, 46-vjeçar, ka fituar dy tituj të Ligës Premier në pesë vjet dhe mund të vendoset në krye të klubit shkaku i karakterit të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version