Telegrafi

Makelele jep dorëheqje nga pozita e trajnerit pas vetëm tri ndeshjeve për arsye befasuese

Ish-mesfushori i Chelseat, Claude Makelele, raportohet se ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të Asteras Tripolis pas vetëm tri ndeshjeve.

Makelele kishte marrë drejtimin e klubit grek në mes të muajit shtator dhe kishte shijuar tri ndeshje pa humbje, para se të ndante rrugët me ta.

Tripolis luajti baras 1-1 në ndeshjen e parë të Makeleles në krye, para se të barazonin me të njëjtin rezultat në ndeshjen vijuese ndërsa e fundit ishte një fitore 3-1 ndaj Kallitheas.

Sipas një raportimi nga mediumi grek EPT, ata kanë sugjeruar se arsyeja e largimit të tij ishte dallimi mes klubit dhe filozofisë që aplikonte Makelele.

Mungesa e kohezionit në dhomën e zhveshjes ishte përmendur gjithashtu si një faktor në këtë vendim të tij.

Kjo nuk ishte aventura e parë e francezit si trajner në Evropë, pasi ai ishte asistent tek PSG-ja mes viteve 2011 dhe 2014.

Më pas, ai mori rolin si trajner tek ekipi francez Bastia para se të kalonte tek Swanesa në vitin 2017 po ashtu si asistent.

Pasi u largua nga klubi uellsian, ai kaloi dy vite tek ekipi belg Eupen, por pati një mungesë pesë vjeçare në menaxhim para se t’i bashkohej Asteras.

Ani pse aventurat e tij nëpër klube nuk kanë qenë aq të suksesshme, Makelele kishte deklaruar se i pëlqen që të punojë me lojtar të rinj./Telegrafi/