Telegrafi

Makedonski Brodi bëhet me treg të ri të gjelbërt

Banorët e Makedonski Bordit tashmë kanë tregun e ri të gjelbërt të ndërtuar me para të Bankës Botërore (BB) dhe të vetëqeverisjes lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky treg filloi të ndërtohet para një viti dhe tashmë ka përfunduar, kurse lokaliteti i përzgjedhur ofron mundësi për qasje nga disa anë dhe ka lidhje të shkëlqyer infrastrukturore.

Tregu i ri do të ofrojë mundësi për rritjen e ofertës të prodhimeve bujqësore në periudhën që vjen pasi që prodhimet tani janë të sigurta dhe tregtarët kanë kushte optimale për të deponuar prodhimet./Telegrafi/