Nxirrni në pah fytyrën, ngjyrat vishnje dhe ciklamini… janë mijëra nuanca të ngjyrës së trëndafiltë, të cilat mund të përdoren gjatë kësaj dite.
1. Shtimi i ndriçimit
Make-up-i që tërheq dritën mbi fytyrë, produktet e reja janë pikërisht të tilla. Qiten në lëkurë të pastër, para pudrës duke i shtrirë lehtas sasitë e vogla të produktit, nuk përhapen dhe nuk hijezohen. Zgjidhni nuanca të trëndafilta nëse keni ten të ndritshëm, nuanca të portokallta nëse keni ten mat ose të bardha për të pasur ten të bardhë si qumështi.
2. Pudra e lëngshme
Teksturat e shkëlqyeshme ose ato ligh tech, pudrat e lëngshme thjesht sikur njëjtësohen me lëkurën, sikurse kremi i ngjyrosur. Produkti qitet në lëkurë të pastër, e pastaj qitet kremi hidrant i payndyrshëm, i cili do të mbulojë shtresën sipërfaqësore. Pritni derisa ta thithë. Më pastaj pudra qitet sikurse kremi lehtas masazhohet në fytyrë.
3. Korrektori për qeska nën sy
Me rëndësi është të përdoren me masë, ngaqë korrektori i tepërt do t’i mbulojë qeskat nën sy, po do t’i theksojë rrudhat e imëta dhe do ta vështirësojë make-up-in. Në mënyrë që korrektori shikimit t’i japë dritë dhe të fshehë qeskat e padëshirueshme nën sy, duhet të zgjidhet më e ndritshme se pudra e lëngshme.
4. Të kuqtë
Me pak ngjyrë të trëndafiltë do të dukeni të freskët sikur tërë ditën ta kishit kaluar në ajër të pastër. Të kuqtë qitet mbi mollëza, me lëvizje rrethore, hijezohet drejt tëmthave, e në fund edhe pakëz shtrihet me gishta. Pastaj duhet të bëni një tërheqje krejt të lehtë në ballë dhe skajeve të mjekrës.
5. Pudra
Pudra pluhur mbi pudrën e lëngshme krijon vel të padukshëm farfuritës. Pastaj me faculetë letre shtypet nga ana e jashtme e syrit, përgjatë hundës, nën sy dhe ën pjesën qendrore të fytyrës.
6. Shikimi dramatik
Në tërë kapakun qitni pak hije shkëlqyese pluhur. Për përshtypje më dramatike, mbi nuancën e rëndomtë të hijes qitni hije tjera duke krijuar pamje tejet moderne. Edhe shtresa e dytë e maskarës kontribuon për dramaticitetin e syve.
7. Faqe shkëndijëzuese
Mbi të kuqtë, që zakonisht e përdorni, qitni të kuq shkëlqyes pluhur. Për kontrast shtesë, nën mollëza shtoni ngjyrë ca më të mbyllët të të kuqit.
8. Buzë shkëlqyese
Nëse rëndom e keni në qejf buzëkuqin ngjyrë lëkure ose nuancë ca më të ndritshme, shtoni pakëz shkëlqyes. Nëse, megjithatë, nuk i keni në qejf buzët “lakuriqe”, për imazh tjetërfare zgjidhni ngjyrë kumbulle ose të kuqe të mbyllët dhe pastaj shkëlqyesin.
/Telegrafi/