Telegrafi

Make-up dimëror

Gjatë muajve të dimrit, shmang make up-in me ngjyra shumë të gjalla. Do t’i jepte fytyrës pamje të lodhur. Ideale është të krijosh një pamje me nuanca perle dhe shkëlqimi. Për një efekt të shëndetshëm, apliko një vel blush-i rozë të qartë mbi mollëza.
Në fund, vendos pak buzëkuq të kuq gjak në formë pluhuri.

Nëse do që make up-i jot të jetë vërtet joshës, zgjidh tone të matura: mbi sy, për shembull, luaj me nuancat e grisë, blusë, kumbullës, të zezës, duke mbaruar me dy shtresa rimeli për të intensifikuar vështrimin. /Telegrafi/