Elon Musk po vazhdon fushatën e tij për të promovuar të djathtën në Evropë ndërsa BE-ja heton X, platformën e tij të diskutueshme të rrjeteve sociale.
Musk po vazhdon një fushatë mbështetjeje për partitë e së djathtës në Evropë, duke përfshirë kandidatët e partisë AfD në zgjedhjet gjermane.
Dhe synimet e tij i sinjalizoi së fundmi me një postim në X, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
From MAGA to MEGA:
Make Europe Great Again!
— Elon Musk (@elonmusk) January 18, 2025
“Make American Great Again” ka qenë prej kohësh thirrja kryesore e Donald Trump, i cili është më i djathtë se çdo president republikan në SHBA.
Dhe ishte gjithashtu slogani i presidencës hungareze të BE-së në vitin 2024 nën kryeministrin populist, të djathtë Viktor Orban.
Ndërsa slogani i Musk ka ngjallur reagime në Evropë dhe BE-ja po vazhdon hetimet për algoritmin e X.
Të enjten, Komisioni Evropian kërkoi dokumente në lidhje me “sistemet rekomanduese” të X që u sugjerojnë përdoruesve se çfarë mund të duan të lexojnë në platformë.
Në përgjigje, Musk tha se ai është një kampion i fjalës së lirë dhe demokracisë dhe akuzon liderët evropianë dhe kritikët e tjerë se po përpiqen t’i kufizojnë ato. /Telegrafi/