Presidenti argjentinas Javier Milei është takuar për herë të parë me ish-presidentin amerikan Donald Trump, duke ‘festuar’ qëllimin e tyre të përbashkët – luftimin e socializmit pavarësisht se administrata e Bidenit ka mbështetur haptazi planin ekonomik për këtë vend, shkruan Financial Times.
Trump dhe Milei që më parë kishte shkëmbyer mesazhe shoqërore në rrjetet sociale, që të dy i janë adresuar mediave në Maryland, transmeton Telegrafi.
“Ai është Maga, Make Argentina Great Again. E kam kuptuar se ai është një ndër ata që vërtetë mund të bëjë gjëra të mira”, tha Trump.
Në videon e publikuar në rrjetin social X të dyshes duke u takuar prapa skenës, Milei e falënderon presidentin për “gjithë punën e tij”.
“Shpresoj të shoh sërish dhe shpresoj se do të jetë president”, i thotë Milei ish-presidentit amerikan.
Milei fitoi në zgjedhjet e vitit të kaluar me premtimin se do të zgjidhë problemet ekonomike të vendit, dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara do të jenë një prej aleatëve kryesorë të Argjentinës gjatë mandatit të tij. /Telegrafi/
Argentine President Javier Milei met with Donald Trump
Milei expressed hope that Trump will return to the White House. Trump called Milei a "gentleman." pic.twitter.com/sF5ZJzval9
— NEXTA (@nexta_tv) February 25, 2024