Makaronat përmbajnë 360 kalori Preferoni ato integrale dhe rizbuloni të gjithë përzierjet e mira me bazë perimesh që sugjeron traditën e pasur italiane.
Thjesht mësohuni që të përdorni pak përzierje: vaj origjinal në qoftë se keni mundësi. Për të bërë një fërgesë mund të merrni perimet e grira me pak erëza dhe një pikë ujë, në zjarr të ulët dhe në tigan pa kapak. Në qoftë se e bëni fërgesën në flakë të madhe, duhet të përdorni më shumë përzierës. Përsa i përket sasisë, makaronat nuk duhet të kalojnë 70 gramët. Në qoftë se nuk doni të kujdeseni për pjekjen, mund t’i gatuani makaronat si orizi, duke bërë një përzierje shumë të ujshme dhe duke lënë që të thithet: sistem më i mirë në qoftë se bëhet në furrë.
Nevojitet që të hiqet bindja se orizi është më i përshtatshëm për dobësim sesa makaronat: orizi ka të njëjtin numër kalorish. Duke i dhënë preferencën lëngut të zierë që mund të mbahet në frigorifer, të cilit i shtojmë lëng perimesh, njësoj si për makaronat.
Ja disa përgatitje (salca/ erëza) me bazë perimesh për makaronat ose orizin:
• Patëllxhanë, domate, hudhër dhe borzilok
• Kunguj të njomë, hudhër, majdanoz dhe vezë
• Maja rrepash, hudhër, spec i kuq
• Patëllxhanë, domate, qepë dhe majdanoz
• Hudhër dhe spec të kuq
• Kungull, qepë, domate
• Speca, domate, qepë
• Lulelakër, qepë, domate
• Domate, gjizë
• Hudhër dhe majdanoz
• Kërpudha, domate, qepë, majdanoz dhe spec i kuq
Në qoftë se makaronave ose orizit do t’i shtoni mish ose peshk, ose djathë do të keni pjata të mira, të shijshme dhe të ekuilibruara mirë nga pikëpamja dietike. /Telegrafi/