Site icon Telegrafi

Makaronat me kërpudha dhe mish pule: Ja si përgatisin italianët

Një recetë që duhet ta shkruani – gatuhet brenda një kohe shumë të shkurtër

Përbërësit:

▪ 400 gr makarona,
▪ 700-800 gr kërpudha,
▪ 1 presh,
▪ 3-4 speca,
▪ 2 domate,
▪ 400-500 gr fileto pule,
▪ 500 ml krem gatimi.

Përgatitja:

Zieni makaronat në një tigan të thellë dhe lërini mënjanë.

Në një tigan skuqni preshin dhe specat, domatet dhe fileton e pulës të grirë hollë dhe kërcellin e kërpudhave. Më pas mbushni kërpudhat më të mëdha me atë mbushje.

Shtoni kremin e zierjes në mbushje dhe përzieni gjithçka me makaronat.

Në tepsi vendosni makaronat e përziera dhe sipër i vendosni kërpudhat e mbushura me mbushje.

Piqni të gjitha në 200 gradë Celsius për afro 30 minuta.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version