Përbërësit:
* 1.2 kg makarona
* 1 kokërr qepë e prerë hollë
* 1 spec i kuq i prerë hollë
* 1 spec i verdhë i prerë hollë
* 2 patëllxhanë të prerë hollë
* ½ kg domate të prera hollë
* 2 lugë majdanoz, gjysmë filxhani vaj ulliri, 1 majë luge me spec djegës e kripë
Gatimi:
1. Në një tigan kaurdisni qepën. Shtoni specat, domatet, patëllxhanët, specin e djegës dhe pak kripë.
2. Lëreni masën të ziejë derisa të mpikset.
3. Në një tenxhere zieni makaronat.
4. Kur të jenë gati, hidhuni sipër salcën e përgatitur.
5. Gatimi shërbehet duke e spërkatur me majdanoz të prerë hollë.