Përbërësit:
* 2 thelpinj hudhër
* 5 lugë vaj ulliri
* 320 g shpageti
* 160 g ton i konservuar
* 2 speca të kuq
* Disa gjethe borzilok
Përgatitja:
Ngroh vajin dhe shto në të 2 thelpinjtë e hudhrës: njërin të paqëruar dhe tjetrin të qëruar dhe të prerë përgjysmë. Pastaj hidh edhe dy specat djegës dhe skuqi për pak sekonda. Më pas bashko me vajin tonin dhe pastaj shpagetit, të cilat më parë t’i kesh zier në ujë të vluar dhe kripë.
Përzieji të gjitha bashkë në tigan me dy pirunj dhe pasi të jenë gati, spërkati me borzilok të freskët, të grirë hollë.
Hidhi në pjatë dhe shërbeji të nxehta.