Site icon Telegrafi

Makarona flutur me hudhër, vaj dhe peshk ton

Përbërësit:

* 2 thelpinj hudhër
* 5 lugë vaj ulliri
* 250 g makarona flutur
* 160 g ton i konservuar
* 2 speca të kuq
* disa gjethe borzilok

Përgatitja:

Ngroh vajin dhe shto në të dy thelpinjtë e hudhrës: njërin të paqëruar dhe tjetrin të qëruar dhe të prerë përgjysmë.

Pastaj hidh edhe dy specat djegës dhe skuqi për pak sekonda.

Më pas bashko me vajin tonin dhe pastaj makaronat flutur, të cilat më parë t’i kesh zier në ujë të vluar dhe kripë.

Përzieji të gjitha bashkë në tigan me dy pirunë dhe pasi të jenë gati, spërkati me borzilok të freskët, të grirë hollë.

Hidhi në pjatë dhe shërbeji të nxehta.

/Telegrafi/

Exit mobile version