Partia ”E Majta” në Maqedoni propozon që të bëhet një listë e përbashkët jopartiake që do të përbëhej nga persona me nam që janë kundër, siç thonë, regjimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, ofrimi i një liste të përbashkët të partive që janë ”kundër regjimit”, me në krye politikanët e LSDM-së, mund të demotivojë një numër qytetarësh për të dalë në votim.
”E Majta” propozon që nëse kjo listë e kandidatëve jopartiak e fiton votëbesimin, atëherë duhet që të formohet një qeveri ekspertësh që do të kishte mandat afatshkurtër për të ndërmarrë hapa për demokratizimin e vendit dhe të përgatitë mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike./Telegrafi/