Në mbledhjen e komitetit qendor, partia ”E Majta” ka vendosur që e vetme të del në zgjedhje e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, pëcjell Telegrafi Maqedoni.
”E Majta” propozoi që në zgjedhje të dilet me një listë të bashkuar të të gjithë partive që janë kundër pushtetit të tanishëm, por propozimi i tyre është injoruar. Këtë e ka pohuar Zdravko Saveski për agjencinë e lajmeve META.
Ai ka deklaruar se asnjë parti opozitare nuk ka dhënë një përgjigje të vetme për këtë nismë të tyre, përveç Partisë Liberale dhe asaj për Ardhmëri Evropiane, të cilat janë përgjigjur negativisht. Një veprim të këtillë të partive, Saveski e konsideron si shqetësuese./Telegrafi/