Site icon Telegrafi

Majoneza që nuk ju shton peshë trupore: Është e mundshme, receta është kjo?

Ndonëse është artikull jo i shëndetshëm, majoneza pothuajse është shtesë e pashmangshme e çdo sandviçi dhe sallate, posaçërisht asaj franceze në të cilën është përbërësi kryesor

Mirëpo, nëse kujdeseni në ushqim, me siguri në harkun e gjerë e shmangni këtë artikull përplot yndyrë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që duhet patjetër ta eliminoni nga ushqimi! – transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 2 lugë vaj ulliri,
– 2/3 e filxhanit arra indiane,
– 2/3 e filxhanit fara luledielli,
– ¾ e lugës së vogël kripë,
– ¾ e filxhanit ujë të ftohtë, uthull apo lëng limoni (sipas dëshirës),
– 1 hurmë,
– 2 thelpinj hudhre,
– 1 lugë mustardë.

Përgatitja:

1. Lulediellin dhe arrat indiane qitni të qëndrojë në ujë gjatë natës, ndërkaq në mëngjes shpëlani dhe kulloni mirë.

2. Në blender qitni përbërësit e tjerë dhe përzieni mirë derisa të përftoni masë të butë.

3. Sipas dëshirës përshtatni njelmësinë dhe thartirën dhe sipas nevojës shtoni edhe ujë.

/Telegrafi/

Exit mobile version