Një majmun kishte ide të tjera në mendjen e tij kur modelja peruane Paula Manzanal u përpoq të bënte shpejt një fotografi me të.
Gjatë një udhëtimi në Pyllin e Majmunëve Ubud të Balit, Manzanal iu afrua majmunit për të bërë një fotografi – por në vend të kësaj, majmuni u përpoq t’ia zhvishte asaj bluzën pa rripa, transmeton Telegrafi.
Ndonëse modelja reagoi menjëherë duke e tërhequr bluzën lartë, majmuni më pas eskaloi duke e goditur atë në fytyrë.
@paulamanzz Yo solo queria que no me toque mis.. ?? #indonesia #bali #monkey #peruana ♬ Oh No (Instrumental) – Kreepa
Ajo u pa duke buzëqeshur me zor dhe më vonë iu drejtua rrjetit social TikTok, duke shkruar: “Thjesht nuk doja që të më prekte”.
Pamjet u bënë virale në platformë, derisa njëri shkroi se “majmuni e dinte se çfarë po bënte haha”. /Telegrafi/